Qytetarët: Shtyerja e regjistrimit, frikë nga numri i shqiptarëve

Mërgata: Shtyerja s’na demotivon, nëse ka nevojë dhjetë herë do të regjistrohemi
Festat e Pashkëve gjithandej Evropës, kanë bërë që shumë qytetarë, varësisht kufizimeve në vendet nga ku vijnë, t`I kalojnë pushimet në vendlindje. Natyrisht, tema e regjistrimit është e pashmangshme gjatë bashkëbisedimeve me ta. Thonë se shtyerja e regjistrimit nuk I ka demotivuar.
“Ndoshta për sigurinë e qytetarëve por shoh që shumica e qytetarëve janë te revoltuar edhe unë jetoj jashtë jam regjistruar. Edhe dhjetë herë ta shtyjnë unë prap do të regjistrohem si shqiptarë.

-Ju jetoni në diasporë, keni bërë regjistrimin?
Kemi bërë rëgjistrimin me sukses, krejt anëtarët e familjes. Ne jetojmë në Republikën Çeke jemi mbi 50 vetë atje komplet jemi regjistruar.
Por, derisa disa qytetarët e arsyetojnë shtyerjen e regjistrimit, të tjerët thonë se kjo bëhet për të manipuluar me shifrat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se është e arsyeshme në këto kushte që të prolongohet termini dhe mendoj se në kushte më të mira të gjithë do të jemi të kënaqur nga rezultati edhe në planin shëndetësor.
“Atë e kanë bërë vetë maqedonasit si e kanë dashur vetë , ashtu u konvenon ashtu e kanë bërë , këta tanët që janë në qevëri kot që rijnë, janë shërbyesit e tyre. Mjer populli që presin prej tyre dicka mirë. Ktu mirë asnjëhërë s’bëhet dhe ska për tu bërë. Rinia që presin prej tyre perspektivë nuk ka rinia shkuan kemi ngele ne pleqtë.

“Padyshim që është një trik i bërë dhe gjithe fajin e kanë ata të opozitës dhe me siguri frika nga numri I madh I shqiptarëve që do ju delte është kjo ndëprerja”
“Ne mendojmë se kjo sot ose nesër do të bëhët , maqedonasit nuk frigohen që do të del populli shqiptar më tepër po ato frigohen se maqedonasit bëhën bullgarë dhe e humbin ato si popull, mendimi im ndoshta jam gabim”

“Mendoj se situata për momentin nuk është e mirë dhe si do të vendosin kompetentët ashtu të bëhet”
Por, pavarëisht debateve politike në opinion, për shtyerjen ose jo të regjistrimit, në diasporë me të njëjtin ritëm ka vazhduar vetëregjistrimi. Shifra e të regjistruarve ka arritur në mbi 175 mijë – thonë nga ESHS-ja dhe se e njëjta do të vazhdojë deri në përfundimin e këtij operacioni statistikor.