Qytetarët “pushtojnë” tregun për Ramazan! Nuk mbushen shportat si herave tjera


“Ndodhemi në tregun e Bit Pazarit, kemi ardhur për të parë atmosferën në prag të fillimit të muajit të Ramazanit, kur zakonisht qytetarët furnizohen me më shumë produkte ushqimore, për të pasur tryezë sa më të begatë” raportojnë gazetarët. Qytetarët mendoheshin nga dy herë, për të blerë ose jo, kjo pasi siç thonë, çmimet janë të larta ndërsa pagat të ulëta. Këtë Ramazan nuk do t’i mbushim shportat si herëve tjera thonë disa blerës.

Kreu i Bashkësisë fetare islame thotë se Ramazani është muaj i begative dhe uroi të gjithë muslimanët.
“Ky muaj është edhe rast i volitshëm i pajtimit tonë, i shtrirjes së ndihmës atyre që kanë nevojë – në veçanti, të varfërve dhe skamnorëve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi më afër kënaqësisë dhe faljes së Allahut Fuqiplotë. Vëllezër e motra më lejoni që në emër të BFI së RMV-së dhe në emrin tim t’ju shpreh urime të përzemërta me këtë rast”, tha Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Ndryshe nesër besimtarët musliman nisin me agjërim. Ramazanit sipas kalendarit fillon me 2 prill, dhe përfundon me 1 maj. Ndërkaq data 2 maj do të jetë dita e parë e festës së Filtër Bajramit. Ndryshe nga dy vitet e kaluara këtë vit meqë situate me covid-19 është qetësuar nuk ka masa restriktive, me çka do të organizohen iftare të përbashkëta dhe do të falen teravi në xhami.