Qytetarët prej sot do të fillojnë të marrin kartelë pagesore vendore, 28 milionë euro do të transferohen drejt bankave

Sot do të transferohen 28 milionë euro mjete për kartelat pagesore vendore drejt bankave, ndërsa tashmë prej nesër pritet të jepen kartelat e para pagesore vendore, paralajmëroi ministrja e Financave, Nina Angellovska për “Vetëm e vërtetë” në Kanal 5, duke bërë të ditur se bankat me SMS do t’i informojnë qytetarët kartelat e të cilëve janë përpunuar.

“Të premten do të paguhen 28 milionë euro mjete në nëntë bankat për masën kartelë pagesore vendore. Një pjesë e karteleve janë paguar. Një pjesë nesër do të fillojnë të shpërndahen. Secila bankë me intensitet të ndryshëm të lëshimit dhe shpërndarjes, meqë secila bankë ka obligim të ndryshëm se sa kartela do të lëshojë. Tri bankat më të mëdha do të lëshojnë rreth 85 për qind nga të gjitha kartelat dhe ato me të vërtetë të organizuara mirë. Lëshimi do të fillojë nga kjo javë prej nesër, klientët informohen dhe u mbërrijnë SMS porosi nga bankat, ndërsa afati i fundit i vendosur me dekretin për lëshimin e kartelave është 18 korriku. Ndarja e kartelave do të bëhet një pjesë nesër, një pjesë javën e ardhshme dhe më tutje në etapa. Përdorimi i mjeteve është deri më 15 gusht”, tha Angellovska.

Lëshues të kartelës pagesore vendore janë NLB Tutunska Banka, Stopanska Banka-Shkup, Banka Komerciale, Halk Banka, Shparkase Banka. Ohridska Banka, UNI Banka, Banka Qendrore Kooperative dhe Silk Roud Banka.

Gjithsej 324.479 shfrytëzues janë evidentuar si shfrytëzues të kartelës pagesore vendore. Shfrytëzuesit e kartelës pagesore vendore janë qytetarë me të ardhura të ulëta, gjegjësisht 115.927 persona – pranues të ndihmës sociale dhe të papunë të evidentuar si kërkues aktiv të punës në APRMV deri më 22 maj të vitit 2020, të cilët kanë realizuar neto të ardhura deri 180.000 denarë në vitin 2019 dhe neto të ardhura deri 60.000 denarë në periudhën janar-prill 2020 në përputhje me evidencën e DAP-it. Këta persona njëtrajtshëm do të marrin 9.000 denarë në kartelën pagesore.

Më pas të punësuarit me të ardhura të ulëta të cilët janë 117.144 persona dhe ata do të marrin 3.000 denarë njëtrajtshëm. Këta janë personat që janë në marrëdhënie pune dhe të cilët për periudhën janar-prill 2020 kanë realizuar të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe kompensimeve të pagës në neto-shumë jo më të madhe se 60.000 denarë në nivel të orarit të plotë të punës, sipas evidencës së DAP-it. Ata do të marrin edhe vauçer për turizëm vendor prej 6.000 denarëve përmes masës për forcimin e turizmit vendor të Ministrisë së Ekonomisë.

Shfrytëzues janë edhe të punësuarit me të ardhura të ulëta të cilët janë 117.144 persona dhe ata do të marrin 3.000 denarë njëtrajtshëm. Këta janë personat që janë në marrëdhënie pune dhe të cilët për periudhën janar-prill 2020 kanë realizuar të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe kompensimeve të pagës në neto-shumë jo më të madhe se 60.000 denarë në nivel të orarit të plotë të punës, sipas evidencës së DAP-it. Ata do të marrin edhe vauçer për turizëm vendor prej 6.000 denarëve përmes masës për forcimin e turizmit vendor të Ministrisë së Ekonomisë.

Kartelë vendore marrin persona të rinj numri i të cilëve arrin 87.014 të cilët do të marrin njëtrajtshëm 3.000 denarë. Bëhet fjalë për persona me 16 vite të mbushura dhe jo më të vjetër se 29 vjeç deri më 22 maj të vitit 2020, pjesëmarrës aktiv në arsimin formal shtetëror të mesëm dhe arsim të lartë deri në diplomim.

Kartelë vendore do të marrin edhe 4394 punëtorë shëndetësorë të angazhuar në përballjen me Kovid-19, të cilët do të marrin 40 për qind të pagës së fundit themelore neto. Bëhet fjalë për të punësuar në EPSH, Klinikën e sëmundjeve infektive, Institutin e Shëndetit Publik, Qendra e Shëndetit Publik, Ndihmë emergjente, Reparte infektive dhe të punësuar në reparte të tjera të angazhuar për testime, diagnostikime dhe shërim të qytetarëve të sëmurë nga Kovid-19.

Qytetarët të cilët kanë një llogari të transaksionit te banka që lëshon kartelën e marrin nga ajo bankë. Qytetarët që kanë dy llogari të transaksionit, kartelën e marrin nga banka përmes të cilës marrin pagë ose ndihmë sociale. Nga ana tjetër, ata qytetarë që kanë llogari të transaksionit në bankë që nuk është pjesë e projektit dhe qytetarët të cilët nuk kanë llogari të transaksionit janë të shpërndarë te njëra prej bankave sipas parimit të shpërndarjes korrekte.

Angellovska në pjesëmarrjen duke folur rreth kërkesës që të vazhdohen masat për mbulimin e pagës minimale nga shteti, tha se një gjë janë dëshirat, tjetër janë mundësitë, duke theksuar se flet për sektor real, prej të cilit ka pritje reale, të arsyeshme.

“Duhet të kemi parasysh se këto huazime të fuqishme që bëhen në kohën e Kovidit, për të dalë me më pak pasoja, që sa më shpejtë të përballemi, për ta dhënë ndihmën e nevojshme për secilin, meqë nëse i shikoni masat nuk ka dikush që është anashkaluar në të gjitha pakot, prej qytetarëve, prej bizneseve deri te sektorët, se kjo është diçka që gjeneratat e ardhshme dhe qytetarët dhe sektori privat do ta kthejnë”, theksoi ministrja.

Ajo bëri të ditur se duhet të jemi të vetëdijshëm se ne financohemi në mënyrë deficitare, gjegjësisht se nga njëra anë grumbullojmë më pak të ardhura sesa që kemi shpenzime, që do të thotë, siç arsyetoi Angellovska, se shteti nuk ka përfshirje të madhe mbi qytetarët dhe bizneset kur bëhet fjalë për mbushjen e arkës shtetërore në mënyrë që t’i servisojë të gjitha nevojat.

“Ne marrin një pjesë të hapësirës fiskale nga vitet e ardhshme që do të na duhet, për vitin 2021, në mënyrë që të rikuperohemi shpejtë dhe të kthejmë, e njëherë të përkujtojmë se janë krijuar masa me të vërtetë të mëdha, solide, derisa me këtë rast nuk është rrezikuar assesi realizimi i investimeve kapitale, pagesën e pensioneve të rritura, pagave në administratën publike që ishin ulur, me gjithë këtë ne ia dolëm të menaxhojmë edhe në mënyrë likuide dhe të përballemi me rënien gjithsesi të pritur të anën së të ardhurave”, tha Angellovska.

Ajo potencoi se prandaj në fillim të krizës shpesh kanë bërë të ditur se është me rëndësi vetëdija dhe solidariteti.

“Si në respektimin e masave dhe protokolleve shëndetësore ashtu edhe në këtë pjesë, ne presim mirëkuptim, veçanërisht kur është bërë me të vërtetë maksimumi në kuadër të mundësive po edhe mbi të do të kisha thënë nëse shikojmë se si janë dimensionuar të gjitha masat”, konstatoi ministrja e Financave.