“Qytetarët po ikin se këtu nuk funksionon ligji”! Akuza dhe kundër akuza mes deputetëve ASH/AAA-BDI


Si ndikohen partitë nga Ligji për shtetësinë” – ishte tema për të cilën debatuan mbrëmë në Click Plus deputeti i ASH-AAA Adnan Neziri dhe Bedri Fazliu nga BDI. Por dy deputetët akuzuan njëri-tjetrin edhe për tema të tjera. Neziri tha se në vendin tonë nuk funksionon ligji, andaj qytetarët ikin jashtë.
“A e din pse qytetarët ikin jashtë vendit. Për shkak se këtu shkelet ligji. Rast eklatant, dy njerëz shkelin ligjin dhe bëjnë ligj dhe kur ata që bëjnë ligjin shkelin ligjin aty hupet siguria. Kur s’ka siguri njeriu edhe me pas të ardhura nuk i përdorë këtu. Edhe me qenë i punësuar e le punësimin këtu”, tha Adnan Neziri – deputet i ASH-së.

Deputetët më pas u kapën për regjistrimin e popullsisë.
“Mbani mend këtë që po ju them, nëse një projekt është anti-kombëtarë, jo që do ta ndërpret, por do ta prish krejt këtë, po e them haptazi.
Çfarë elementesh anti-kombëtare shihni te regjistrimi?
Nuk kemi element anti-kombëtarë, ne e kemi votuar ligjin dhe i kemi mundësuar diasporës nga shtëpia të regjistrohet”, u shpreh Bedri Fazliu – deputet i BDI-së.

Gjatë debatit Neziri tha se kryeparlamentari nuk i pranon amendamentet e opozitës që dërgohen në gjuhën shqipe, por i pranon vetëm ato që janë maqedonisht.
“Ne i kemi dorëzuar në arkiv në gjuhën shqipe dhe kryeparlamentari i BDI-së nuk i ka pranuar. As një amendament nuk pranohet në gjuhën shqipe. Në gjuhën maqedonase pranohen në gjuhën shqipe jo, me mijëra amendamente. Ne të gjithë amendamentet i kemi bë edhe shqip edhe maqedonisht”, shtoi Neziri.
“Emrin e shtetit e keni shënuar Republika e Maqedonisë, ne e kemi Republika e Maqedonisë së Veriut.

Doni të thonë që ashtu e shkruan vetëm VMRO?
Po, ose vetëm Republika S. Maqedonisë”, potencoi Fazliu.
Ndryshe ASH-AAA por pret përpilimin e tekstit të ligjit për shtetësi, pas marrëveshjes që arritën në takimin e me kryeministrin Zaev.