Qytetarët përgatiten për festën e Bajramit (VIDEO)

Besimtarët musliman bëjnë përgatitjet e fundit për festën e madhe të Fitër Bajramit që kremtohet një ditë pas përmbylljes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Kjo festë është një ditë e cila i bashkon anëtarët e familjes, zbutë zemrat e njerëzve si dhe sjell në pah solidaritetin dhe dashurinë më shumë se në çdo kohë tjetër. Më të gëzuar në këtë festë janë fëmijët të cilët me padurim presin veshjen e rrobave të reja.

Fëmijë – “Jam bë gatimë herët. Çka ke ble për Bajram? Tesha. Pantollona, këmishë dhe atlete. Shumë jam gëzu. Çfarë ngjyre? Pantollonat e zeza, këmisha vjollcë dhe atletet e bardha. Gëzuar Festa e Fitër Bajramit”. Fëmijë
Fëmijë – “Unë jam bë gati me pantollona të zeza, atlete të kaltërta dhe këmishë të bardhë. Jam shumë I gëzuar. Gëzuar Bajrami gjithë muslimanëve”.

Qytetarët që anketuam shpresojnë që veprat e mira të realizuara gjatë Muajit të Ramzanit të jenë të pranuara te Zoti.
Qytetarë – “Menxi që po e presim por edhe jemi të mërzitur që na kaloi muaji i bekuar. Gjithçka në rregull ka qenë, jemi të kënaqur në të gjitha anët, me gjitha gjërat”.
Qytetarë – “Sogurisht që me shumë dëshirë e presim. Të vegjlit, fëmijët gëzohen më shumë se marrin tesha”.

Qytetarë – “Gati se tërë muajin jemi munduar të bëjmë vepra, punë të mira dhe lutje. T’I gëzojmë fëmijët, t’i gëzojmë fqinjët, ta gëzojmë familjen, jemi munduar ta bëjmë sa më mirë”.
Qytetarë – “Po e presim si të gjithë muslimanët, me dëshirë normalisht”.

Gjatë 30 ditëve agjërim, besimtarët musliman sakrifikuan nga vetja për të ndihmuar të tjerët në nevojë. Besimtarët musliman të cilët ishin të përkushtuar gjatë gjithë muajit të Ramazanit, nga nesër kthehen në përditshmëri duke vazhduar orarin e zakonshëm të ushqimit. Manifestimi qendror i Fitër Bajramit do të mbahet në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup.
VIDEO