Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tregohen të qetë dhe të kujdesshëm për sa i përket gjendjes aktuale të vendit me rritjen e numrit të personave të prekur me epideminë e njohur si CORONA VIRUS ( COVID 19). Ata theksojnë se kujdesi gjatë kësaj peрiudhe duhet të jetë i lartë për sa i përket higjienës personale dhe ushqimeve të cilat i konsumojnë. Nëse i përmbahemi rregullave dhe këshillave të përcaktuara mjekësore, nuk do ketë vend për panikë, deklarojnë qytetarët.
QYTETAR
“Unë nuk frikësohem, jam edhe vetë mjek i pensionuar, megjithatë qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, t’i respektojnë rekomandimet e minsitrisë së shëndetësisë. Duhet të kemi kujdes tani nga ushqimi se prej nga vie, kujdesi duhet te jetë I lartë edhe gjatë ngrënies së ushqimeve, siç janë zarzavet , duhet te lahen dhe pastrohen mirë para se ti hamë”.
QYTETAR
“Shikoni, momentalisht unë nuk frikësohem sepse vendi ynë ka njerëz të lidhur me natyrën, por më shumë duhet të konsumojmë hudhër të bardhë sepse ajo i shkatërron bakteriet në organizëm. Perderisa populli do ti konsumoj ato do të ketë rezultate pozitive”.
QYTETAR
“Nuk kemi frikë nga Corona-virusi sepse ne 5 herë në ditë pastrohemi. Korona virusi më shumë është mediatik. Besoj qe me ritjen e temperturave pas nje muaji siç kanë thënë virusi do të zhduket”.
QYTETAR
“Jo nuk frikësohem, me dezinfektim të rregullt me mbajtje të higjienës personale, nuk ka hapësirë për frikë. Tashmë nëpër rrjete sociale janë shpërndarë informacione se do të mbyllen përkohësisht shkollat, çerdhet dhe besoj që do të merren edhe masa të tjera shtesë”.
Edhe studentët nga ana tjetër thonë që po i ndjekin mjaftueshëm rekomandimet mjekësore në menyrë që ta tejkalojnë këtë periudhë labile. Ata kërkojnë që universitetet, shkollat dhe të gjitha institucionet të pajisen me mjete të nevojshme higjienike, me qëllim të parandalimit të virusit.
QYTETAR
“Nuk është frika aq e madhe për shkak se shteti na informon për të gjitha siguritë që I kemi. Ne edhe vetë si njerëz si individualitet duhet të kujdesemi secili për hixhienën tone personale dhe mendoj që kështu rreptësisht do të mbrohemi por nuke di sa do të jetë e mjaftueshme. Në universitetin tone ka mjete të nevojshme për higjienë, po mendoj që të gjitha universitetet tjera duhet të ketë paisje sepse nuk është shaka por është një virus vdekjeprurës”.
QYTETAR
“Sipas meje ditëve të fundit është shumë e nevojshme që të mos ketë shumë kontakte dhe biseda të drejtëpërdejta në mes të personave, shteti jonë nuk është një vend me një numër të madh të popullit dhe duhet të kemi kujdes për këto gjëra dhe momentalisht të pauzojmë së paku një kohë të shkurtë”.
Qytetarët ashpër kritikojnë rastin e fundit të drejtoreshës së klinikës për sëmundje të lëkurës, Nina Caca Biljanovska , e cila paraprakisht, kishte qëndruar në zonat e rrezikshme në Itali, kurse nga momenti që është kthyer në vend nuk e ka respektuar apelin e Qeverisë për të pushuar dhe për të mos shkuar në punë.
QYTETAR
“Në kohë duhet të jemi të informuar të gjithë, çfarë është ajo duhet të shëtisim çdo kund dhe të bëjmë biznese dhe ne të vuajmë këtu, është turp dhe mëkat. Si dhe duhet të mbajmë më shumë higjienë personale secili për vete”.
QYTETAR
“Rasti i mjekes është për tu dënuar, së pari mjeku nuk ka të drejtë të sillet në atë mënyrë, nuk është e drejtë që ne mjekët në situata të tilla të shpërndajmë viruse”.
QYTETAR
“Këtu tek ne edhe shteti është fajtor, sepse nuk ka pasur kujdes ne kontrollimin e udhetareve që kanë hyrë në shtet”.
Përndryshe, në botë numri i të prekurve nga Kovid-19 është 111.540, jetë kanë ndërruar 3.884, kurse të shëruar 62.680.