Qytetarët: Me shtrenjtimin e produkteve bazë, mezi mbijetojmë

Qytetarët nuk janë befasuar nga të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë lidhur me shtrenjtimin e ushqimit, pasi një kohë të gjatë po jetojnë me këto çmime. Ata thonë se Kriza ekonomike, të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të faturave, po i varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët.

“Krizë e madhe është, vjedhin. Me ndihmë sociale jam, punojmë privat pak. Nuk mundesh të bëhesh idare me ato të holla. Kush është me ata lartë nëpër karrige, ata fitojnë”.

“Ata çmimet po i ngritin dhe as rroga as pensioni nuk po mund të dalin, vetëm që gënjejnë se Akoma do t’i zbresin edhe për ushqim shumë shtrenjtë është, ska këtu… a mendoni se do të rregullohet situate) Jo aspak, vetëm teposhtë po shkon, s’ka këtu asgjë”.

“Çfarë të presim më shumë, vetëm më keq, më mirë jo. Shumë është rëndë”.

“Çdo ditë ka shtrenjtime, populli nuk po arrij të përballojë më, populli me sociale pa punësime, rinia po largohet pi vendit, perspektivë s’ka, varfëri e madhe”.

Ka edhe nga ata qytetarë që me një dozë optimizmi presin për përmirësim të situatës, por shprehen të vetëdijshëm se një gjë e tillë vështirë mund të arrihet.

“Nuk di çfarë të them vetëm se shtrenjtësi e madhe është, momentalisht po. Ndoshta përmirësohet por shumë problem është, se s’kanë, popullata nuk ka pare, shtrenjtësi e madhe edhe në Pazar është kështu”.

“Pritjet e mia janë Të shkojmë përpara, të jetojmë më mirë, me kushte më të mira. Të fillohet ngadalë dhe më pas të arrihet kjo, e di se menjëherë nuk mundet, por të luftojmë për këtë”.

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave flasin për rritje të çmimit të ushqimit për 32 për qind brenda vitit./Alsat.mk