Qytetarët mbështesin fuqishëm Arbër Ademin, kundër nacionalistëve të VMRO-së

Menjëherë pas incidentit të deputetit Arbër Ademi me deputetët e VMRO-së, qindra qytetarë shqiptarë nëpër rrjetet sociale kanë dalur në mbështetje të deputetit të BDI-së, Arbër Ademi.

Qytetarët e kanë vlerësuar reagimin e deputetit Ademi si të arsyeshëm duke u bazuar në provokimet që ka marrë I njejti nga deputetët nacionalistë të VMRO-së.