“Qytetarët e votuan Zaevin për kryeministër” – Kovaçevski: “Legjitimiteti del nga Kuvendi, kemi mbështetjen e 64 deputetëve”


Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se legjitimiteti i Qeverisë buron nga deputetët në Kuvend. I pyetur se si i komenton deklaratat e opozitës se qytetarët në zgjedhje kanë votuar Zoran Zaevin për kryeministër, Kovaçevski tha se Qeveria gëzon mbështetjen e 64 deputetëve.

“Nëse e shohim legjitimitetin e kësaj Qeverie, ka legjitimitet edhe më të madh nga e kaluara, duke marrë parasysh që e mbështesin 64 deputetë, shtesë edhe një parti politike, kjo është partia Alternativa”, deklaroi Kovaçevski.

Qeveria aktuale është stabile dhe se ka legjitimitet të plotë.

“Kemi Qeveri me legjitimitet të plotë politik dhe legal dhe Qeveri që ka partnerë që kanë program të harmonizuar transparent, të bërë dhe të shpërndarë me publikun, program të qeverisë që përfshin përcaktimet kyçe të të gjitha partnerëve qeverisës, përfshi edh të kësaj partie”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ndryshe, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë njoftuar Komiteti Ekzekutiv i kësaj partie ka vendosur që nga 10 maji të organizojë bllokadë aktive të Kuvend. Nga VMRO-DMPNE-ja për heqjen e këtij vendimi kërkojnë që të organizohet takim i liderëve të partive ku do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare./tv21.tv