Shkoi turist, por përfundoi i izoluar në një shtëpi të huaj në shtetin më të prekur në kontinent nga pandemia, COVID 19.
35 vjeçari nga Haraçina, Xheladin Nebiju ka mbetur në Aula të Italisë dhe nuk ia ka idenë se si mund të kthehet. Thotë se nuk është shtetasi i vetëm i Maqedonisë së Veriut që ka mbetur “i ngujuar” në territorin italian. Ndërsa ka dy javë që kur ka kërkuar zgjidhje në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Itali, por nga kjo e fundit akoma asnjë lajm për kthimin në vendlindje.