Qytetarët e Kukësit: T’i vinim flakën Bashkisë, turp kush na drejton

Një ditë pas videoskandalit në zyrën e Bashkisë së Kukësit, qytetarët janë shprehur të turpëruar për njerëzit që i drejtojnë në politikë dhe që marrin vendime për ta. Të skandalizuar nga veprimet e kryebashkiakut që e ktheu zyrën në motel, kuksianët shprehen se nuk janë më të përfaqësuar nga ai institucion. Ata thonë se e gjithë Partia Socialiste është e tillë, e përfshirë në veprime të turpshme dhe jo përfaqësuese për qytetarët.

“Kur e merr pushtetin me lekë, e jo nga populli, nuk është mirë. Shumë i rëndë (rasti i Gjicit).
Për ngjarjen që kemi parë, na vjen turp t’i themi vetes që jemi kuksianë. është dashur që mbrëmë t’i vinim flakën asaj bashkie. është turp të shohësh televizion, cfarë të shohësh? Prostitucion.

Është turp për ne, turp kush na drejton, me marr vesh çfarë ka ndodhur. Po e gjithë Partia Socialiste kështu është. Flasin faktet, nuk ke ça të folësh” – thonë disa nga qytetarët në Kukës.
Kukësi do të jetë së bashku me Rrogozhinën dy nga qytetet që do të rihynë në zgjedhje. Më datë 16 qeshor është shkarkuar nga detyra Safet Gjici dhe presidenti duhet të caktojë një datë për ripërsëritjene zgjedhjeve brenda 45 ditëve.