Qytetarët do të marrin sms porosi falas me njoftime për gjendjen dhe aktualitetet me koronavirusin, informoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Të gjitha porositë që do t’i marrin nga rrjetet e telekomit, janë valide dhe informojnë për gjendjen dhe aktualitetet, me ç’rast vlersojmë se ky është mekanizëm i mirë që të njoftojmë qytetarët lidhur me koronavirusin”, deklaroi ministri Filipçe.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se cilat qendra tregtare do të punojnë prej të hënës, ministri Filipçe tha se tërësisht janë mbyllur të gjitha qendrat e mbyllura tregtare, përveç marketeve, barnatoreve dhe shitoreve për ushqim.
“Qendrat e hapura tregtare, për shembull Qendra tregtare e qytetit, pastaj në Aerodrom dhe Karposh 3, janë hapur tërësisht. Do të punojnë normalisht edhe restorantet dhe të gjitha shitoret tjera, të cilat prodhojnë ushqim, duke përfshirë edhe restorantet në hotele, të cilët përgatisin ushqim, por pa mysafirë. Mund të bëhen dërgesa ose të marrin porosi përmes telefonit”, deklaroi Filipçe.