Qytetarët: “Çmimet e larta por tavolina e Bajramit duhet mbushur” (VIDEO)

BAKLLAVAJA ENDE PËRGATITET TRADICIONALISHT NË SHTËPI
Edhe pse po ballafaqohen me çmime të larta qytetarët e anketuar nga Tv Klan Maqedoni thonë se tavolina e bajramit duhet mbushur. Shitësit shprehen të kënaqur me shitjet. Në pazar sot bliheshin vetëm disa gjëra, ato që ishin harruar ose ato që kishin ngelur pa u blerë. Gjërat kryesore për festën e Firet Bajramit ishin blerë ditë më heret.

Qytetarë – Po prej dje, mbaruam, blemë gjithçka që duhej për “Fitër Bajram”, sot blemë vetëm disa gjëra që kishin mbetur pa u blërë. Edhe pse çmimet e artikujve këtë vit janë më të larta se vitet e kaluara, bakllavanë tradicionalisht e përgatisin në shtëpi.

Qytetarë – E kemi berë në shtëpi, unë ende e coj traditen, e bejmë me nishesten tone”, më heret kemi berë nga dy apo tre, me të vogel e bejmë, vetem adetet ti bejmë, ato rregullat tona që janë. Disa i kemi ble e disa jo, duhet të blejmë edhe disa gjëra dhe të shkojmë në shtëpi. Nga ana tjetër, edhe pse shumica e artikujve ushqimorë tani më kanë çmime më të larta, shitësit shprehen të kënaqur.

Qytetarë – Në krahasim me vitin e kaluar ka qenë mirë, kishte shitje, kishte interesim,
Jemi mundu edhe ne te bejmë kualitetin me I mirëpritë.

Si ka qenë shitja këto ditë?
Qytetarë – Po mirë ka qenë, nuk është për me u anku, cmimet edhe nese janë pak të larta populli për Bajram duan që të shpenzojnë. Për dallim nga Fitër Bajrami i vitit të kaluar ku çmimet ishin më të lira se këtë vit, kjo sofër e fitër bajramit qytetarët i gjenë me këto çmime: rritje vetëm për dy javët e fundit.

Kaçkavali Ajdamer dhe Gauda – rritje prej 43 denarë; Vezët – rritje festive prej 48 denarë; Mishi i grirë – rritje prej 10 denarë; Mishi i gjedhit – rritje prej 84 denarë; Sheqeri – rritje prej 16 denarë; Jogurti – rritje prej 10 denarë; Domatet – rritje festive mbi 50 denarë;
Vaji i ushqimit – rritje mesatare prej 40 denarë. /KlanMacedonia/