Qytetarët: “Besueshmëria në Gruevskin, nuk është e rastësishme”

Besueshmëria në ish kryeministrin Nikolla Gruevski, tani azilant në Hungari, nuk është e rastësishme. Kështu vlerësojnë qytetarët e anketuar nga mediat. Ata thonë që kjo është për shkak të dëshpërimit nga politikanët aktual. Nga një kryeministër me besueshmëri më të madhe në vend, e që përfundoi si azilant në Hungari, duke ju shmangur drejtësisë.

Nikolla Gruevski në anketën e fundit të IRI-t amerikan sërish merr fronin si lideri më popullor në vend. Çka e bëri popullin që pas shumë viteve, të kthej besimin tek po ai person i cili vite më parë me veprimet dhe vendimet e tij kishte humbur shpresat e qytetarëve për një të ardhme evropiane të vendit.

“Në qoftë se Nikolla Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë, të cilin e dënuan në mungesë për korrupsion dhe krime tjera, tash të shpallet si më politikani më popullor! Po kush janë atëherë këto politikanë tanë tani? Janë më poshtë se ai në rejting, atëherë të gjithë të hidhen në Vardar, me këtë rejting që e kanë, direkt në Vardar”.

“Nga kur jemi pavarësuar si shtet asnjëri nuk ka qenë si duhet, askujt nuk i ka interesuar për popullin, në fushatë shumë premtime por të gjithë kanë vjedhur, të gjithë. Por Nikolla Gruevski edhe vidhte edhe punonte, këto tani çka bëjnë? Të gjithë të rinjtë po largohen”.

“Populli nuk është mjaftueshëm i informuar, pranon gjithçka që i servohet, gjithçka pranon. Nuk mendon fare. Realisht, nuk duhet të ishte kështu. Të ju them hapur, nuk kemi udhëheqës të denjë ende, nuk kemi. Për shkak të korrupsionit kemi ardhur deri këtu, deri në fund kemi arritur vetëm për shkak të korrupsionit”.

“Një njeri në qoftë se nuk ndjehet fajtor në vendin e vet, në atdheun e vetë, nuk do kishte nevojë të ikë. Do qëndronte këtu dhe do të mendonte për popullin dhe vendin e vetë. Përndryshe aktualisht në Maqedoni nuk funksionon asgjë, as gjyqësori dhe as ligjet nuk respektohen”.
“Ai ishte ashtu si ishte, por ishte më i mirë se këta që janë tani. Shini, nuk është plotësisht ashtu siç flitet, këta tani janë më të pasur se sa ai”.

“Sepse ky popull është i çmendur”.
“Shihni, në qoftë se Nikola Gruevski preferohet ndërsa të gjithë këto që janë në Qeveri nuk preferohen, nuk dua të jem i pasjellshëm por diçka nuk shkon këtu”.
“Po pse ta kthejnë atë? Ai nuk ishte i mirë. Populli duhet të kërkojë që ndonjë i mirë të del, hajnat mund ta kërkojnë atë, por populli që është tamam ikën prej këtu, nuk i dëshiron hajnat” .

Sipas anketës së IRI-t amerikan, pas Nikolla Gruevskit, në listë si politikanë të favorshëm pasojnë Hristijan Mickoski e Ali Ahmeti me nga 6% dhe Dimitar Kovaçevski me 5%./Alsat/