Qytetarë të papërgjegjshëm djegin fushën e futbollit në fshatin Kamjan! (FOTO)


Sot i është vënë zjarri fushës së futbollit në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës, si pasojë e hudhjes së mbeturinave nga qytetarë të papërgjegjshëm të cilët përpos që i hudhin mbeturinat sot në mëngjes edhe i kanë ndezur të njejtat.

Zjarri me shpejtësi ka kapluar fushën e futbollit duke e dëmtuar barin dhe hapësirën pranë, njofton Pa Censure.

Klubi futbollistik “Kamjani” ka njoftuar në facebook dhe njëherit ka bërë apel deri tek udhëheqësi i sektorit të komunës Fatmir Xhemaili për të marrë masa:

“A NUK ASHT TURP TI VIHET FLAKA STADIUMIT
O njerez te papergjshem qe hudhin mbeturin dhe ven zjarin dhe ja pasojat qe u dogj nje pjes e stadiumit.
A nuk esht turp ne nje vend ku femijet miren me sport, ta mbushni me mbeturina dhe ta digjni fushen qe ater femijet tan te meren me pun te pista ku asnjerit prind ose bashkfshatar nuk dot donte qe femijet e tyre ti shoh neper pun te keqija.
I bejm apel udhheqsit sektorit te komunes Fatmir Xhemailit i cili esht ish fudbolist i kti klubi dhe bashkfshatar i joni qe sa me shpejt te gjindet nje rugdalje dhe sa me shpejt ti vihet fund kti problemi.
KF Kamjani falemderojm ekipin e zjarfiksave te Tetoves qe shpejt intervenuan qe mos te digjet stadiumi tersisht”/PACENSURE