“Qysh Beg Rizajn e krahason me Radojçiqin?”, Mirena i reagon Surroit

Gazetari Ilir Mirena i ka reaguar analistit Veton Surroi i cili e ka krahasuar rastin e grupit të Kumanovës me sulmin terrorist të serbëve, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, shkruan Insajderi.

Mirena iu ka drejtuar Surroit me pyetjen se si krahasohet Beg Rizaj me Milan Radojçiqin, duke shtuar se cka është kjo tendence me e krahasu krimin e serbëve me ndonje veprim të shqiptarëve.

“Qysh bre Beg Rizajn e krahason me Milan Radojqiqin? Çka eshte kjo tendence qe secilin krim e poshtersi te shtetit serb me kqyr gjithqysh me e balancu dhe barazu me ndonje veprim te shqiptareve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ilir Mirenës:

Qysh bre Beg Rizajn e krahason me Milan Radojqiqin?

Çka eshte kjo tendence qe secilin krim e poshtersi te shtetit serb me kqyr gjithqysh me e balancu dhe barazu me ndonje veprim te shqiptareve!

E pa spjegueshme! Dhe ate e paska ba ne platformen X (twitter), anglisht, me fascinu nje Zot e di se ke…