Quni nuk e votoi Hotin për kryeministër: Vjosa Osmani ishte kandidate për atë post, duhet të ruhet elektorati


Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni nuk e ka mbështetur Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.

“Quni ka abstenuar sa i përket kandidatit të propozuar për kryeministër”, tha një burim brenda kësaj mbledhjeje.

Siç merret vesh, Quni ka thënë se këtë e bënë për çështje parimore, për faktin se Vjosa Osmani, ishte kandidate për kryeministër, prandaj arsyetimi i tij, ka qenë që të ruhet elektorati.

Ndryshe, Quni kishte abstenuar edhe sa i përket lidhjes së koalicionit me AAK-në e Nismën në Këshillin e Përgjithshëm.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së kanë munguar edhe nënkryetarët Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.