Quni: Armatosja e Serbisë nuk po ndodh nga shteti i Turqisë, por nga kompani komerciale

Ministri i FSK’së, Anton Quni, ka thënë se ar*matosja e Serbisë me dronët turq “bayraktar” nuk po bëhet nga shteti i Turqisë por nga kompani komerciale në këtë vend.
Ai foli në emisionin Pressing në T7 për vizitën e fundit zyrtare në Turqi dhe pse e konsideron të suksesshme këtë vizitë.

“Duhet të kthehem një periudhë më mbrapa në kohën kur diskutohej për misionin e ri të FSK’së, kur debatohej se do të duhej misioni të trajtohet me dispozita kushtetuese. Duke marrë parasysh forcën politike të deputetëve serbë, të cilët nuk donin të kishin ndryshime kushtetuese dhe ne mbetëm peng i asaj çështje. Liderët iu drejtuan partnerëve strategjikë që të merrnim përkrahje. Morëm përkrahje nga SHBA’ja normalisht si mbështetës i fuqishëm, pastaj edhe Britania, Gjermania, Turqia etj.”, tha ai.

“Pasi ligjet u kaluar në Kuvend, menjëherë u kalua në fazën tranzitore dhe deri në vitin 2028 do të arrijmë kapacitet e plota. Duke marrë parasysh se të gjitha këto aktivitete kanë përgjegjësitë e veta, e njëra ndër to edhe kostoja financiare. Falë bashkëpunimit të mirë me partnerët tanë strategjikë, me secilin shtet kemi ndërtuar marrëdhënie të vecante. Në mesin e tyre edhe Turqia.”, shtoi Quni.

Quni tha se vizitoi edhe fabrikat ku pa ndërtimin e makinerive të fundit luftarake. Ai po ashtu komentoi edhe ar*matosjen e Serbisë me dronë.
“Ar*matosja e Serbisë nuk po ndodh nga Turqia, por nga kompani komerciale”, tha ai.
“Ato kanë shprehë gatishmërinë që të kemi në dispoziocion edhe ne ato armë. Por nuk është se ato shikojnë shtetet ar8mike apo mike tona, por mundësitë financiare të shteteve”, shtoi Quni.