Qumështi “Milkano” qëndron në raftet e marketeve!

Kush do jep përgjegjësi për qytetarët qe kanë konsumuar qumështin?

Qumështi “Millkano” nuk është hequr tërësisht nga Marketet Stokomak informojnë nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë. Gjëgjësisht janë hequr vetëm produktet me numrin serik LOT FD04 me datë prodhimi 05.10.2022 për shkak të pranisë së aflatoksinës M1. Takuam një qytetare e cila blente këtë lloj qumshti çdo ditë, por nuk kishte dëgjuar se çfarë ka ndodhur.

“Çdo ditë e blej, kushton 62 denarë. Qytetarët e blejne shumë, hatxhohet shpejtë, qumshti tjetër ëahtë 80 denarë ka dallim te madh”, thotë një qytetar.
“Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë publikoi se lloji i këtij qumshti nuk duhet te konsumohet dhe të hiqet nga raftet e marketeve. Ne shkuam për ta vetifikuar se a është ende ky qumsht ne raftet, qendronte por me date ndryshe”, thotë gazetarja Arbana Klimenta.

Nga Agjencia sigurojnë se produktet tjera janë të sigurta në përjashtim të këtij numri serik.

“Tërhiqen nga raftet 20 tonë qumësht, MILKANO 3.2% yndyrë importuar nga Bosna dhe Hercegovina.  Për UHT Milk 3.2% yndyrë, 1l LOT FD04 me datë prodhimi 05.10.2022. Njoftojmë konsumatoret se te gjitha produktet e tjera te kësaj marke janë të sigurta, me përjashtim të qumeshtit me lot dhe afat të caktuar”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Agjencia i bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë. Por çfarë do të ndodh me qytetarët të cilët kanë konsumuar qumshtin? Ka reaguar edhe “Stokomak” marketi ku është shitur ky lloj i qumështit. Ku thonë që produkti është tërhequr nga raftet e marketeve.