– Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian (PE) në një bisedë me (MEDIAL)-n nga Brukseli tha se përveç për krizën me koronavirusin, Bashkimi Evropian po mobilizohet vetëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian me shumicë të madhe i mbështeti rekomandimet e përfshira në raportin kushtuar Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili është dashur të mbahet në maj në Zagreb, por me siguri do të shtyhet për në qershor në formën e një video-konference, tha Quçuk, i cili është raportues në hije për këtë raport, krahas raportuesit kryesor, Tonino Picula.
“Ne në Parlamentin Evropian po punojmë vetëm në tema që lidhen me koronavirusin, deri më tani e vetmja gjë jashtë koronavirusit për të cilën kemi votuar janë rekomandimet për Ballkanin Perëndimor, nuk kemi votuar asgjë tjetër në muajin e fundit”, tha raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE dhe thekson se sinjal i rëndësishëm për rajonin është edhe përfshirja e tij në Fondin e solidaritetit të BE-së, fond që përndryshe është kryesisht në dispozicion për anëtarët e plotfuqishëm të Unionit.
Rekomandimet e votuara dje në nivel komisioni duhet të miratohen edhe në seancë plenare, por tani për tani ajo nuk është caktuar. Sidoqoftë, Quçuk nuk dyshon se edhe në rezolutën plenare ata do të gjejnë mbështetje të gjerë, duke marrë parasysh se në Komisionin për punë të jashtme janë votuar vetëm shtatë vota “kundër” dhe 58 “pro”.
Quçuk: Ballkani Perëndimor është prioriteti i vetëm tjetër i BE-së krahas koronavirusit
Kjo rezoluta, drejtuar deri te përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Zhozep Borell, deri te Komisioni Evropian dhe deri te Këshilli i Evropës, bën thirrje, ndër të tjera, të mbahet presioni reformues mbi vendet kandidate dhe procesi integrues nga ana e BE-së. Liria e mediave, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe në përgjithësi, demokratizimi i shoqërive, mbeten kërkesat kryesore të Parlamentit Evropian.
Eurodeputetë kërkojnë gjithashtu edhe përfshirjen e vendeve kandidate në projektin e madh kryesor të Komisionit Evropian – Konferenca për të ardhmen e e Evropës.
Raporti, i cili u miratua dje, kujton se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi liderët e BE në mars dhanë dritën e gjelbër për hapjen e tyre.
Quçuk është i bindur se pa krizën shëndetësore që e goditi Evropën, Konferenca e parë ndërqeveritare midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mund të zhvillohet në qershor.
Konferenca ndërqeveritare zyrtarisht e shënon hapjen e kapitujve të negociatave.
Quçuk: Ballkani Perëndimor është prioriteti i vetëm tjetër i BE-së krahas koronavirusit
Tani, thotë ai, skenari optimist është që Konferenca të zhvillohet pas pushimeve të verës, duke pasur parasysh që tani për tani nuk ka njoftime për takime me prani fizike në axhendën e BE-së.
Sidoqoftë, theksoi ai, informacionet që arrijnë tek eurodeputetët janë se Komisioni Evropian tashmë punon në kornizën negociuese. Korniza negociuese është baza mbi të cilën zhvillohen negociatat midis dy palëve.
“Temat themelore janë gjithnjë disa: demokratizimi, të drejtat e njeriut, Maqedonia e Veriut bëri shumë, sigurisht mbeten gjëra, por kanë ndodhur gjëra pa e e kërkuar atë askush zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut, këtu është ligji për ndjekjen publike, diçka që kërkoi Holanda, por nuk është regjistruar. Çështjet ekonomike, transformimi digjital, këto janë temat e rëndësishme që do të jenë pjesë e këtij procesi”, thotë Quçuk.
Raportuesi u bën thirrje të gjitha forcave politike – qeverisë dhe opozitës – dhe shoqërisë civile që të mobilizohen në mënyrë aktive në përgatitjen e palës maqedonase për negociatat, pasi ky është një proces afatgjatë që duhet të përgatitet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Quçuk si raportues punon edhe në rezolutën e rregullt të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, por për shkak të krizës me koronavirusin momentalisht nuk ka afat kohor preciz për publikimin e tij.