Quçuk: Aktorët politik në Maqedoninë e Veriut të dakordohen për datën e zgjedhjeve

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropiam, Ilhan Quçuk, ju bëri thirrje partive në vend të gjejnë datë të përbashkët dhe të pranueshme për zgjedhjet, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Vlerësoj se të gjithë aktorët politikë në Maqedoninë e Veriut duhet të gjejnë datë për zgjedhjet. Më e rëndësishme është të organizohen zgjedhje të lira, korrekte dhe inkluzive, me respektimin e plotë të protokolleve shëndetësore, me qëllim që të konstituohen institucione tërësisht funksionale, që të mund të ballafaqohen me krizat lidhur me Kovid-19 dhe negociatat e ardhshme me BE-në”, shkroi Quçuk në Tuiter.