QSHP- Kumanovë: Katër raste të reja, tre nga Kumanova, një nga Likova

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë në 24 orët e fundit ka regjistruar katër raste të reja me Kovid-19.

Drejtori i Institucionit publik shëndetësor, d-r Arif Latifi, sot ka njoftuar se tre të infektuarit e rinj janë nga komuna e Kumanovës, ndërsa një nga Mateçi, komunë e Likovës.

“Sot janë kryer 20 testime”, ka deklaruar d-r, Arif Latifi.