QMK, ngre alarmin: Një shkëmb 20 tonë në Matkë rrezikon murrin e hidrocentralit!


Stojance Angellov drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza sot ka alarmuar se në kanionin e Matkës mbi digë gjendet një shkëmb i paqëndrueshëm me peshë 20 tonë në lartësi prej 100metra.Karpa në çdo moment mundet të bjerë në ujë dhe mund të bartë dhe orteqe të gurëve tjera që mund të rrezikojnë murin e hidrocentralit.

Termocentralet e EVN-së veqse kanë qenë të paralajmëruar nga alpinistët që karpa është në gjendje të paqëndrueshme.

Gjatësia e tij arrinë nga 6 deri 8 metra kub dhe peshon 20 ton në lartësi prej 100 metrash.

Gjatë rrëshqitjes egziston mundësia që të bien orteqe gurësh afër murit të hidrocentralit ,mirëpo ne duam ti kontrollojmë këto to dhëna.Shkëmbi ndodhet në maje të kreshtës tha Angellov.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me kriza shtoi se shkëmbi mund të qëndrojë edhe 100 vite të tjera mirëpo detyra e Qendrës që ai menaxhon është që ti informoj institucionet përkatëse.

Nuk ka vend për panik,por njoftojmë kompaninë me varkat që të mios përdorin vendin afër digës.Rrezikun është shumë i vogël por ne duam të veprojmë në mënyrë parandaluese që të mos shfrytezohet kjo pjesë ka thënë Angellov.

Ai ka shtuar se nga vezhgimi është përfunduar se shkëmbi duket se mbahet vetëm nga fërkimi mirëpo do të vazhdonë vëzhgimi edhe me dron pas së cilës institucionet do të dalin me masa më konkrete./KlanMacedonia/