Qindra mjekë kërkojnë dorëheqjen e Shtabit të Krizës në Serbi

Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19” i shkroi letër të hapur Qeverisë së Serbisë për t’u distancuar nga Shtabi i Krizës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij duke thënë se Serbia ndodhet në një “katas*trofë shëndetësore publike”. Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen “Të bashkuar kundër COVID-19” mjekët që nënshkruan letrën kërkuan që të formohet një shtab i ri i krizës të hetohen pretendimet për fshehjen e të dhënave si dhe të ndalohen frikësimet dhe politizimet që “cenojnë dinjitetin personal të punonjësve shëndetësorë”.

“Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet ndeshjet turnetë festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale” thuhet në letrën e mjekëve.Sipas tyre “hutimi në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe të viktimave u shkaktua nga mospajtimi me pritjet statistikore dhe epidemiologjike njohuritë nga puna e përditshme dhe deklaratat kontradiktore në publik”.

Mjekët thanë se “e gjithë kjo ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve në të”.
Për këtë arsye thanë mjekët ata duan që të distancohen nga Shtabi i Krizës për lu*ftën kundër COVID-19 sëmundjes që e shkakton koronavirusi. Në muajin qershor Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN ka raportuar se numri i vi*ktimave nga koronavirusi në Serbi është shumë më i lartë seç raportohet.

Sipas BIRN-it të dhënat ku ka pasur qasje ai kanë treguar se në Serbi nga data 19 mars deri më 1 qershor 2020 kanë vde*kur 632 pacientë nga koronavirusi ndërsa numri zyrtar për këtë periudhë ka qenë 244. Sipas shifrave zyrtare Serbia ka konfirmuar mbi 20,000 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre 472 pacientë kanë vde*kur. Këtë muaj autoritetet kanë rikthyer disa masa kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit të cilat janë lehtësuar në maj dhe qershor. Serbia i ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 21 qershor./REL