Qielli bëhet i kuq, pamje “apokaliptike” pas shp*ërthimit të vullkanit në Kongo, evakuohet qyteti

Qeveria në Republikën Demokratike të Kongos ka nisur një plan evakuimi për qytetin lindor të Gomas pas shp*ërthimit të vullkanit në malin Nyiragongo.
Sipas BBC, mijëra banorë të prekur nga paniku po iknin, shumica e tyre në këmbë.
Vullkani me vendndodhje 10 kilometra nga qyteti Goma, shp*ërtheu për herë të fundit në vitin 2002 duke lënë të vd*ekur 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë njerëz.

Turmat e njerëzve u panë me dyshekë dhe me sende të tjera, duke ikur drejt kufirit me Ruandën në lindje, madje edhe para njoftimit të qeverisë, që erdhi disa orë pasi filloi shp*ërthimi.
Autoritetet e Ruandës thanë se rreth 3,000 njerëz ishin larguar zyrtarisht nga Goma.
Mediat shtetërore të vendit thanë se ata do të vendoseshin në shkolla dhe vendet e adhurimit. Banorë të tjerë u larguan në toka më të larta në perëndim të qytetit.
“Të gjithë kanë frikë; njerëzit po ikin. Ne me të vërtetë nuk dimë çfarë të bëjmë” tha një banor.