Qielli bëhet i kuq nga flakët/ Pamje të frikshme nga Turqia, vijon lufta me zjarret


Turqia vijon të jetë e pushtuar nga flakët, duke sjellë një pamje apokaliptike.
Flakët vdekjeprurëse që kanë shpërthyer në të gjithë vendin kanë detyruar turistët të largohen, ndërsa qielli është bërë i kuq.
Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli tha se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë të djegin ende..

Deri më tani raportohen për 8 të vdekur, ndërsa hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët e banorët janë evakuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga flakët, raporton TCH.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse disa nga zjarret janë shkaktuar me qëllim, ndërkohë një person është ndaluar nga policia.