Qeverisë i shpejtohet për të shtrenjtuar derivatet e naftës, ligji në Kuvend dërgohet me flamur evropian (VIDEO)

Ndryshimet në Ligjin për ambient jetësorë me të cilat shtrenjtohet taksa ekologjike për derivatet e naftës për 3.5 denarë është dorëzuar në Kuvend. Qeveria i ka dërguar këto ndryshime me flamur evropian dhe kërkon që ato të miratohen me procedurë të shkurtuar.
VMRO ka reaguar dhe vlerëson se “Zaev e keqpërdor procedurën me flamurin evropian për ta vjedhur popullin përmes rritjes së çmimit të derivateve të naftës.

VMRO -DPMNE
“Zaev dëshiron ta shtyjë tatimin e krizës prej 4.13 denarëve për çdo litër përmes të ashtuquajturës procedurë parlamentare me flamur evropian, me të cilën shkurtohet mundësia për debat në Kuvend”.
Nga partia e Mickovskit theksojnë se Zaev e di se në procedurë të rregullt VMRO-DPMNE do të bllokojë këtë politikë që siç thonë ata të dë*mshme që në vit do të kushtojë 54 milionë.

VMRO -DPMNE
“Keqpërdorimi i flamurit evropian devalvon edhe vet procedurën dhe qëllimin e saj. Zaev me të ashtuquajturin tatim go*det bujqit, transportuesit, mullistët, taksistë, Zaev go*det popullin”.
Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev ta tërheqë këtë Propozim-ligj duke thënë se ky ligj do të shqyrtohet pas ardhjes së VMRO-së në pushtet.

Ligji për vendosjen e taksës ekologjike pritet që të hyjë në Komisionin për Çështje europiani brenda kësaj jave. Sipas paralajmërimeve taksa e re për derivatet e naftës është dashur të fillojë prej 1 korrikut. Bllokad të Ligjit më herët kishte paralajmëruar VMRO-DPMNE por edhe partitë shqiptare në opozitë. Qeveria e arsyeton tatimin e ri duke thënë se në vit do të mblidhen 55 milionë euro të cilat do të investohen në kapacitete energjetike të cilat shfrytëzojnë burime të rinovueshme dhe do të zgjidhin probleme të ndryshme ekologjike.