Qeveria vendosi: Viti shkollor fillon më …


Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të miratoi Protokollin për zhvillimin mësimin me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme.

“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 82-të e miratoi Protokollin për funksionimin e shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë Veriore për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prezencë fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021 dhe Protokollin për funksionimin e shkollave të mesme në RMV për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prezencë fizike të nxënësve në vitin akademik 2020/2021”, raportojnë nga Qeveria.

Gjithashtu, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të ndryshojë kalendarin për fillimin e vitit shkollor për 1 tetor. Pikërisht, një propozim të tillë e propozoi edhe kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë, Zoran Zaev.

Ndryshe, Ligji për arsimin fillor, neni 50 sqaron se “Viti shkollor në shkollë fillore, sipas rregullit, fillon më 1 shtator, ndërsa përfundon më 31 gusht vitin e ardhshëm”. Pikërisht ky Ligj në lidhje me kohëzgjatjen e orës mësimore, në nenin 51 shkruan: “Ora mësimore zgjat 40 minuta”.

Ndërkohë, protesta kundër mësimit tërësisht nga distanca është shtyrë për më datë 31 gusht 2020 (e hënë) për shkak të festës së madhe ortodokse të Shën Mërisë, njoftojnë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme (UNSHM)./Portalb