Qeveria ua shton nga 100 euro në rrogë punëtorëve të marketeve, furrave dhe farmacive

Qeveria e Kosovës pritet që për dy muajt e ardhshëm t’i ndajë nga 100 euro shtesë në pagat e të gjithë punëtorëve që kanë punuar në markete ushqimore, në furra të bukës dhe në farmaci.Këtë propozim ka ardhur nga Ministria e Financave dhe Transfereve.Kanë qenë punëmarrësit e marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive që kanë punuar rregullisht duke siguruar furnizim të amvisërive me nevojat ushqimore dhe shëndetësore.

Për të gjithë këta punonjës, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndaj nga një pagesë shtesë në masën e 100 eurove për dy muajt në vijim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.Për këtë masë qeveritare janë parashikuar të ndahen 3 milionë euro.