Qeveria u bën thirrje qytetarëve për respektimin e tërësishëm të masave dhe rekomandimeve gjatë kohës së festave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të gjithë qytetarëve ua uron festat e krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, duke apeluar që në këtë periudhë të respektohen masat dhe rekomandimet restriktive për të shmangur rritjen e numrit të të infektuarve nga COVID-19. Për periudhën prej më 18 dhjetor deri më 20 janar, ekziston kufizim i orarit të punës së objekteve hotelierike deri në orën 18:00.

Është në fuqi edhe ndalesa për organizimin e festave të Vitit të Ri në ambient të hapur dhe të mbyllur për të gjithë qytetarët, për komunat, organizatat e punës, si dhe ndalesë për punë pas orës 21:00 në restorantet dhe në objektet hotelierike. Ndalohet mbledhja në grupe (grupimi) i më shumë se katër persona në ambient publik, gjegjësisht parqe, hapësira publike ose kudo në ambient të hapur gjatë gjithë ditën.

Çdo qytetar duhet të mbajë pajisje për mbrojtje personale në fytyrë (mbulesë në hundë dhe në gojë) gjatë qëndrimit jashtë shtëpisë, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende dhe hapësira publike të tipit të hapur dhe të mbyllur, në tregje, në transport publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura ku mbyllen më shumë njerëz.

Mbeten aktive edhe rekomandimet e qarta deri te komunitetet fetare, që të mos thirrin në tubime masive dhe grupime gjatë festave fetare në vijim. Sipas rekomandimeve, apelojmë që të mos dilet nga shtëpia pas ndonjë arsye të rëndësishme pas orës 18:00, që të shmangen rreziqet nga krijimi i grupeve të qytetarëve. Në amvisëri, me rastin e festave dhe kremtimeve familjare, t’i respektojmë rekomandimet që në kuadër të një amvisërie të mos ketë më shumë se katër persona prezent si mysafirë.

Shkelja e masave të detyrueshme, rregullave, restrikcioneve dhe protokollove për parandalim dhe mbrojtje nga virusi korona dënohet për shkak të rrezikimit të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Me sjelljen tonë të përgjegjshme të tregojmë respekt dhe falënderim edhe për përfaqësuesit e ministrive, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, pjesëtarët e Kryqit të Kuq dhe Brigadës së Zjarrfikësve, si dhe për punonjësit mediatik, të cilët janë në radhët e para në luftën, ballafaqimin me korona-krizën dhe raportimin për të.