Qeveria turke kritikohet për mungesë të planeve paraprake për shuarjen e zj*arreve

Të paktën tetë persona kanë vd*ekur si pasojë e zjarreve në brigjet jugore të Turqisë, ndërsa zj*arrfikësit po lu*ftojnë për të shuar zj*arret pranë vendpushimeve bregdetare. Dy persona vd*iqën në qytetin Manavgat, sipas një njoftimi nga ministri i Shëndetësisë, ndërsa dhjetë u dërguan në spitalet lokale për të marrë trajtim. Më shumë se 100 zj*arre që kanë shpërthyer në Turqi gjatë pesë ditëve të fundit janë vënë nën kontroll, sipas autoriteteve.

Megjithatë, zj*arret vazhdojnë ende në Manavgat, Marmaris dhe Milas. Në Bodrum, u evakuuan me anije një grup turistësh dhe një staf hoteli. Që nga e mërkura, mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zja*rrfikësve për t’u përballur me zj*arret pyjore, që kanë lënë të vd*ekur tetë persona dhe kanë rritur presionin ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Qeveria po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka pasur plane paraprake për shuarje të zj*arreve dhe është dashur të varet nga ndihma e huaj për t’u përballur me fl*akët. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka falenderuar Brukselin për dërgim të një aeroplani nga Kroacia dhe dy nga Spanja. Gjithashtu edhe Rusia, Ukraina, Irani dhe Azerbajxhani kanë dërguar ndihmë për të mbështetur zj*arrfikësit vendas. Qeveria turke ka premtuar rindërtimin e shtëpive të dëmtuara dhe kompensimin e banorëve.

Zj*arrfikësit janë përballur të hënën edhe me disa zj*arre lokale në ishullin grek Rodos, ashtu sikurse edhe në disa pjesë të Italisë dhe Spanjës. Të dhënat e Bashkimit Evropian kanë treguar se sezoni e zj*arreve këtë vit, ka qenë dukshëm më shkatërruese se vitet paraprake.