Qeveria tregon si do të përkthehet shqip emri “Republika Severna Makedonija”


Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha ka treguar përkthimin shqip të emrit të ri të Maqedonisë “Severna Republika Makedonija”. Sipas Hoxhës, ky emër shqip do të përkthehet “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Hoxha tha se kjo ëhstë vendosur pas konsultimeve të bëra me linguistë dhe me ekspertë. Ai ka hedhur poshtë dyshimet lidhur me mospjesëmarrjen e zv/kryeministrit Hazbi Lika në pres konferencën e djeshme të qeverisë ku u prezantua marrëveshja me Greqinë, duke thënë se Lika dje ka qenë në takime jashtë vendit.