Qeveria t’i merr kompetencat për rrënimin e ndërtimeve të egra në Ohër, kërkojnë antikorrupsionerët

Qeveria t’i merr kompetencat e të gjitha komunave që ndodhen në rajonin e Ohrit, i cili është i mbrojtur nga UNESKO dhe të menaxhoj me objektet,m të cilat janë të ndërtuara në mënyrë joligjore, kërkoi sot kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska pas seancës së KSHPK-së, në të cilën ata vepruan në objekte që lidhen me objektet e ndërtuara në mënyrë joligjore në bregun Ohër-Strugë.

“Në bazë të informacioneve që kemi marrë, kemi kuptuar se Komuna e Ohrit vetëm në vitin 2019 ka bërë një kontratë me një operator ekonomik në vlerë prej 1,5 milionë denarë me TVSH. Ne besojmë se për shkak se kjo është sasi e vogël për të menaxhuar me ndërtimet e egra, KSHPK do t’i dërgojë kërkesë Qeverisë që të ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i menaxhuar objektet që janë të ndërtuara në mënyrë të paligjshme”, tha Ivanovska.

Antikorrupsioni sot, duke shqyrtuar lëndën e Ndërmarrjes publike për menaxhimin me objektet sportive në pronësi shtetërore, kuptuan se ekzistojnë një sërë dobësish në punën e drejtorit të Ndërmarrjes publike, për të cilin shkak do të dorëzojnë nismë deri tek Qeveria për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtorit, por do të dorëzojnë nismë edhe tek Prokuroria sepse, sipas tyre, ekzistojnë arsye për dyshimin e shpërdorimit të detyrës.

“Bëhet fjalë për faktin se kemi konfirmuar që drejtori ka dhënë me qira objektet sportive, të cilat sipas Ligjit për sport nuk duhet të jepen me qira, sepse ato janë thelbësore, por ai i ka dhënë, në fakt ​​ka bërë kontrata për qiradhënie pa vendime të marra nga Qeveria”, sqaroi Ivanovska.

E pyetur për mendimin e saj për zgjedhjet, kryetarja e antikorrupsionit tha se ata nuk janë kompetentë, në fakt ata nuk kanë autoritetin të japin mendimin e tyre. Këtë, thotë Ivanovska, duhet ta bëjë Komisioni i shëndetësisë, i cili duhet të thotë nëse ka kushte për zbatimin e zgjedhjeve.