Qeveria: Të ndërmerren masa në qoftë se konfirmohet rritje e pabazë e çmimeve nëpër banratore të preparateve mbrojtëse nga koronavirusi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e përshëndet vendimin e institucioneve dhe organizatave në nivel qendror dhe lokal të cilët vendosën që ta pranojnë rekomandimin që t’i anulojnë të gjithë tubimet publike deri më 6 mars të vitit 2020.

Qeveria, siç thuhet në kumtesë, i inkurajon të gjithë të tjerët, si dhe të gjithë qytetarët, që ta respektojnë rekomandimin dhe me këtë të tregojnë përgjegjësi dhe të japin kontribut për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Do të zbatohet në tërësi detyrimi deri te Inspektorati i tregut dhe deri te Agjencia për ilaçe dhe mjete mjekësore e Republikës së Maqedonisë (MALMED) që të bëhet kontroll e rezervave të preparateve mbrojtëse për parandalim të përhapjes së virusit nëpër barnatore, dhe në qoftë se konfirmohet rritje e pabazë e çmimeve do të ndërmerren masa në mënyrë adekuate me dispozitat dhe autorizimet ligjore.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet më tej në kumtesë, i bind qytetarët dhe opinionin se të gjithë masat që i ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, udhëzimet e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, monitorimi i përhershëm nga të cilat dalin masat dhe rekomandimet e përditshme të Shtabit për kriza, të Komisionit për sëmundje ngjitëse, si dhe të Institutit për Shëndet Publik, i arritën rezultatet e pritura, dhe se parandalimi dhe kontrolli që të pengohet përhapja e koronavirusit, po realizohen tërësisht.