Qeveria sot vendos për orën policore nga mesnata

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot duhet të vendos për lehtësimin e masave anti-Covid, të cilat dje deri te ajo i propozoi Shtabi i Krizës.
Me propozimet e Shtabit të Krizës parashihet, që nga nesër, e mërkurë ora policore të fillojë në mesnatë (në ora 24:00) dhe të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Gjithashtu është propozuar që të zgjatet orari i punës për kafenetë. Do të punojnë në pjesën e hapur të objektit – verandë deri në ora 23:00.
Është propozuar edhe hapja e qendrave të fitnesit, e rikthimit të ngjarjeve kulturore, ndërkaq në tribunat sportive do të mund të ulen vetëm organizatorët, ndërkaq tifozët mbetet ende jashtë ngjarjeve sportive.

Lehtësimi parasheh edhe që kopshtet të zmadhojnë kapacitetet për plus pesë fëmijë, respektivisht që të ketë 15 deri 20 fëmijë në grup.