Qeveria sot vendos për lehtësimin e masave anti-Covid

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot do të sjellë vendim ndaj propozimit të Shtabit të krizës, ku u kërkua lehtësimi i masave anti-Covid.
Në propozimin që Shtabi dje e dorëzoi në Qeveri, ndaj të cilit do të sillet vendim në seancën qeveritare që mbahet në ora 12:00, parashihet që:

– Ora policore të shkurtohet për dy orë. Në vend se në ora 21:00, ajo nga e mërkura do të fillojë në ora 23:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.
– kafenetë apo objektet hotelerike, të punojnë deri në ora 22:30 dhe në pjesën e hapur të objekteve – në veranda.
Lehtësimi i masave vjen ngaqë është regjistruar rënie e numrit të infektimeve të reja me Covid-19 dhe presionit në spitalet e vendit.