Qeveria në seancën e sotme do të diskutojë për propozimin për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve apo ndryshime në orën policore. Propozohet që ora policore të filloj nga ora 19.00 dhe të zgjasë deri në orën 05.00 të mëngjesit. Janë propozuar edhe ndryshime për fëmijët deri në moshën 18 vjeç edhe atë të që të kenë të drejtën e lëvizjes nga ora 13.00 deri në orën 16.00. Gjatë ditëve të fundjavës propozohet që ora policore të nis të shtunën në orën 13.00 deri të hënën në orën 05.00. Një ndër masat që do të diskutohet do të jetë edhe mbajtja e domosdoshme e maskave apo pajisjeve të tjera mbrojtëse në ambiente të mbyllura, por dhe në tregje. Gjithashtu distanca fizike mbetet ndër rekomandimet kryesore.