Qeveria sot mban mbledhjen e radhës , ja çka pritet të diskutohet

Qeveria sot përmes lidhjes video-konferenciere do ta mbajë mbledhjen e 110-të tematike, në të cilën do të shqyrtohen informacionet për negociatat e bëra për harmonizimin e Deklaratës së përbashkët për rrjedhë të lirë të të dhënave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Deklaratës së përbashkët ndërvepruese për Ballkanin Perëndimor.

Siç informojnë nga pres-shërbimi, dy informacionet janë operacionalizim për fillimin e aktiviteteve dhe iniciativave të vendeve të Ballkanit drejtë bashkëpunimit të përforcuar rajonal për mbështetje të integrimit digjital, shkëmbim të informacioneve në mënyrë të hapur, ndërveprues dhe të sigurt, me përqendrim drejtë rrjedhës së lirë të të dhënave.