Qeveria sjell Dekret për Ligjin për akreditim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Në propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ministrat në seancën e sotme të 39 të Qeverisë e shqyrtuan dhe sollën Dekretin për zbatimin e Ligjit për akreditim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e cila parashikon anulim të afateve për dorëzim të raportit për programin e realizuar të punës së Institutit për akreditim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 dhe raportin e Bordit Mbikqyrës për kontroll material-financiar për vitin 2019, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Vlera e certifikatave për akreditim, siç kumtojnë nga pres-shërbimi qeveritar, afati isë cilës ka skaduar ose do të skadojë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme edhe në certifikatat për akreditim, afati i së cilës do të skadojë në periudhën prej katër muajve pas ndërprerjes të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas këtij Dekreti vazhdohet deri në përfundimin e procedurës për riakreditim nga vlerësimi i parë i ardhshëm.

“Trupat për vlerësim të konformitetit certifikata e së cilës për akreditim ka skaduar ose do të skadojë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme detyrohet të inicojë procedurë për riakreditim në afat prej 30 ditësh pas ndërprerjes të gjendjes së jashtëzakonshme. Mbikqyrësit mbi plotësimin e kërkesave për akreditim dhe procedurat për riakreditim të cilat është dashur ose duhet të realizohen gjatë zgjatjes të gjendjes së jashtëzakonshme anulohen gjatë kësaj gjendje dhe do të realizohen pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Gjatë zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, mund të përfundojnë procedurat për akreditim, riakreditim dhe vlerësimet e mbikqyrjes vlerësimet e të cilave janë realizuar edhe me vlerësim të dokumenteve të nevojshme”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Sipas Dekretit, potencohet në kumtesën qeveritare, trupat për vlerësim të konformitetit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mund të dorëzojnë kërkesë për akreditim dhe dokumente tjera në lidhje me procedurat për akreditim nëpërmjet rrugës elektronike.