Qeveria pranoi propozimin e Komisionit të Sëmun*djeve Ngjitëse, me të cilin nga kategoria e personave që janë liruar nga puna -prindërit e fëmijëve deri 10 vjeç, në këtë periudhë të kthehen në vendet e tyre të punës edhe atë vetëm prindërit e fëmijëve të përfshirë në procesin edukativo-arsimor nëpër shkolla, duke pas parasysh se viti shkollor 2019-2020 ka përfunduar.
Në marrëdhënie të rregullt pune duhet të kthehen edhe të punësuarit nëpër institucione që gjatë periudhës së zgjedhjeve të parakohshme kanë aktivitete pune shtesë, si për shembull Gjykata Themelore dhe Gjykata e Lartë Administrative, KSHZ dhe institucione të tjera. Qeveria gjithashtu njoftoi se dita e zgjedhjeve, 15 korriku do të jetë ditë jo pune dhe e njëjta nuk do të kompensohet.