Qeveria shkarkon drejtorin e SH.A “Ekonomia e Ujërave”

Qeveria ka obliguar Bordin Drejtues të Shoqërisë Aksionare “Ekonomia e Ujërave” që ta ndërpresë kontratën e menaxhimit me drejtorin, Llokman Limani dhe ka urdhëruar që anëtarët e Bordit Drejtues në 12 muajt e ardhshëm të zvogëlohen për 50 për qind.

Ky është përfundimi i seancës së qeverisë ku u shqyrtua çështja e shoqërisë aksionare e cila është në borxh dhe punonjësit e së cilës dolën në protestë për të kërkuar pagat e tyre.

Në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve, Qeveria ka obliguar drejtorinë e “Ujërave” që të zvogëlojë investimet kapitale në vlerë prej 100 milionë denarë, me çka plani financiar zvogëlohet për shumën e propozuar nga ana e tyre”, thonë nga Qeveria.

Drejtori i SH.A “Ekonomia e Ujërave”, Llokman Limani, vjen nga rradhët e partisë Alternativa.