Qeveria rrit ndihmën për agjensitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave (VIDEO)


Qeveria në seancën e mbrëmshme ka miratuar mjete për ndihmë për turizmin vendor, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet për dasma. Për masën për mbështetje të turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulët janë miratuar 22.9 milionë denarë shtesë, me çka shuma për pjesën e parë të këtij programi do të jetë 37.9 milionë denarë.

Qeveria
“Me masën e parashikuar do t’u mundësohet personave, të cilët të hyrat mujore në familje nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarë, të shfrytëzojnë pushim vjetor në qendrat turistike dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmohet qendrave turistike për rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik”

Ekzekutivi, gjithashtu e ka miratuar Informacionin për realizmin e Thirrjes publike për mbështetje financiare për Agjencitë e licencuara turistike dhe ka sjellë vendi për miratim të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, si pjesë e pakos për realizmin të pasojave nga Kovid-19. Me këtë vendim, aprovohen mjetet në vlerë prej 50.880.000 denarë nga 258 agjenci turistike të licencuara.

Qeveria ka sjellë vendim për mbështetje finaciare për klubet e natës, me të cilën miratohen mjete në vlerë prej 8.3 milionë denarë për 17 klube të natës nga programet për mbështetje të kompanive për ballafaqim të pasojave nga Kovid-19.
Nga programet për mbështetje për ballafaqim të pasojave nga koronavirusi, Qeveria ka sjellë gjithashtu vendim për mbështetje financiare të restoranteve të dasmave, për të cilët, për 107 subjekte juridike, janë miratuar mjete në vlerë prej 51.6 milionë denarë.