Qeveria qytetarëve: “Mos u shqetësoni, prodhuesit kanë mall për 35 ditë, edhe shteti ka rezerva – denari mbetet stabil!”

Maqedonia e Veriut ka sasi të kënaqshme të prodhimeve ushqimore dhe të derivateve të naftës, qytetarët të jenë të qetë sepse nuk pritet rritje shok e çmimeve të produkteve ushqimore, kështu u deklaruan nga Qeveria. Thonë se Qeveria dhe institucionet shtetërore ndjekin nga afër situatën në bazë ditore dhe ndërmarrin masa për të ruajtur standardin e qytetarëve.

“Për momentin nuk ka nevojë të vihen në funksion mallrat rezervë, duke e pasur parasysh se prodhuesit e produkteve bazike kanë mall për 35 ditë, duke mos përfshirë ditët ku mund të mbulohemi nëpërmjet rezervave shtetërore. Vazhdojmë me furnizimin e rezervave shtetërore, siç është paraparë me programin vjetor, kurse si Qeveri i shqyrtojmë dhe nevojat eventuale për fuqizim shtesë të dinamikës së rezervave, nëse ka në nevojë të tillë”, thuhet më tej në kumtesën qeveritare.

Ndërkohë ka bënë thirre që të respektohet vendimi për marzhën, “sepse nga ky vendim nuk do të humb askush”. Sigurojnë gjithashtu se “kursi valutor i denarit është stabil dhe ashtu do të mbetet”.1