Qeveria përgatitet për masa të reja restriktive, do të ketë dënime për ahengje familjare

Në konferencën për media u paralajmërua se Komisioni për sëmundje ngjitëse është në përpilim e sipër të planit për zbatim të masave të reja për parandalim të shpërndarjes së virusit Kovid-19.

Paralajmëroi se maskat do të obligohen edhe në ambiente të hapura, dhe se dënime do të ketë për ahengje familjare.

“Në rjedhë janë analizat dhe planet për zbatim të masave të reja eventuale për parandalim të shpërndarjes eventuale të mëtutjeshme të virusit. Dua të tregoj, se strategjia ynë është që të fusin masa për të parandaluar virusin dhe qëllimi është t’u iket restrikcioneve eventuale të lëvizjes dhe masave të tjera që sërish do ta bllokonin ekonominë dhe sërish do të na mbyllnin në shtëpinë tonë. Por nëse kjo imponohet, sigurisht se do ta bëjmë”, tha Filipçe.

Gjatë ditëve në vijim do të informojmë për masat të reja të cilat janë zhvilluar nga komisioni për sëmundje ngjitëse e që janë:

mbajtja e maskave në vende të hapura
kufizim i masave në objekte hotelerike
kufizim i grumbullimit të personave në përgjithësi
kontrolle të fuqishme dhe dënime për ahengje familjare, veçanërisht në ambiente të mbyllura
protokoll i veçantë për punë të hotelerievë në vende të mbyllura, veçanërisht për numrin e vizitorëve, distancën
ulje e kapacitetit të transportit publik.
Filipçe edhe pse deklaroi se kapaciteteve i spitaleve mbetet stabil, sërish sfidë e vetme mbetet mbingarkesa e spitaleve.