Qeveria: “Nuk kemi borxh ndaj NQP-së”

Pretendimet e Qytetit të Shkupit dhe NQP-së janë hedhur poshtë nga Qeveria. Në një komunikatë të ekzekutivit thuhet se pushteti qendror nuk i ka kurrfarë borxhi Ndërmarrjes për Qarkullim Publik. Më tej thuhet se gjendja në të cilët ndodhet NQP-ja është tregues se në mënyrë të papërgjegjshme i menaxhojnë fondet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur. Sipas Qeverisë, Ministria e Arsimit i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve, por në vitin kalendarik nuk është marrë një vendim për lehtësim të transportit të studentëve, për faktin se në semestrin dimëror 2021-2022, studentët nuk kanë vijuar mësimet me prezencë fizike. Me normalizimin e mësimdhënies me prezencë fizike, sigurisht që Buxheti i Shtetit për vitin 2023 do të parashikojë fonde për transportin e nxënësve. /Alsat.mk