Qeveria: Nuk ka iniciativë për këmbim të përmendoreve

Nuk ka iniciativë për këmbimin e përmendoreve, thonë nga Qeveria për MIA-n pas publikimit të spekulimeve në mediat greke se ministrja greke e Kulturës ka propozuar që përmendorja “Luftëtar në kalë” të dërgohet në Athin, ndërsa nga Athina të arrijë në Shkup përmendorja “Vrapuesi”.

“Marrëveshja e Prespës është nënshkruar me qëllim që të përparohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve, që do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik në rajon. Ne jemi të përqëndruar në implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas Marrëveshjes, në periudhën e ardhshme të gjitha përmendoret të cilat i takojnë historisë helene do të emërohen si të tilla. Për momentin nuk ekziston iniciativë tjetër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në reagimin e Qeverisë.

Sipas pohimeve të skulptorit dhe autorit të përmendores “Vrapuesi”, Kostas Varocos për mediat greke, ideja që përmendorja “Luftëtar në kalë” të dërgohet në Athinë, ndërsa “Vrapuesi” në Shkup ka qenë e ministres greke së Kulturës, të cilit iu transmetua në takim në Ministrinë e Kulturës të premten.

Lajmi prej mbrëmë është një prej temave kryesore në mediat greke, ndërsa ministrja e Kulturës, Mirsini Zorba, kategorikisht demanton se ka ekzistuar bisedë për këmbim të përmendoreve.