Qeveria nesër vendos për hapjen e kufijve, Zaev: Nuk duhet të izolohemi nga rajoni

Qeveria nesër diskuton për hapjen e kufiijve pa Test PCR. Kjo pas rekomandimit të Komisioni për sëmundje infektive. Kryeministri Zoran Zaev tha se është optimist në këtë aspekt dhe se vendi ynë nuk duhet të jetë i izoluar nga rajoni.

“Meqë Komisioni ka propozuar një gjë të tillë mendoj se është pozitive. Udhëtime pa PCR test po, por jo në raste kur nuk është aq e nevojshme. Nesër do ta diskutojmë në seancën e Qeverisë dhe do të vendosim për hapjen e kufijve” – deklaroi Zaev.