Qeveria nesër do të shqyrtoj mundësinë e ashpërsimit të masave restriktive

Sipas informatave të mediave, nesër në mbledhjen e Qeverisë do të vendoset nëse për hyrje në shtet do të duhet certifikatë për vaksinim ose vërtetim përmes të cilit dëshmohet se e keni kaluar covid-19. Gjithashtu masa kufizuese se kush mundet dhe kush nuk mundet të hyjë në objektet gastronomike do të zgjerohet e dhe për në bastore dhe Qendrat e mëdha tregtare, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që kjo të vlej edhe për super-marketet e mëdha. Kontrollin se dikush është i vaksinuar apo kush posedon vërtetim se e ka kaluar covid-19, do ta kryejnë personat e angazhuar nga vetë firmat. Nëse Inspektorati Shtetëror i Tregut hasë në persona të lëshuar në objektet e lartpërmendura pa dokumentet përkatëse, firma do të gjobitet me dhjetëra mijëra euro.