Qeveria: Momentalisht nuk ka shtyrje të pagesës së kredisë

Edhe pse duke pasur parasysh gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi, momentalisht nuk do të ketë shtyrje të pagesave të kredive. Qeveria akoma po shqyrton nëse qytetarëve duhet tu lejohet të shtyjnë detyrimet e tyre ndaj bankave për disa muaj. Sipas Ministres së Financave, për këtë është e nevojshme që bankat e biznesit, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria të bien dakord.

“Kjo është diçka për të cilën duhet vullnet nga Banka Kombëtare, gjithashtu duhet vullneti i bankave të tjera tregtare, sepse nëse bankat tregtare ju lejojnë të ristrukturoni apo shtyni kreditë, nëse nuk ka ndonjë ndryshim në vendimin e Bankës Kombëtare, ato kredi do të rrisin përqindjen e kredisë jofunksionale në portofol”, tha Ministrja e Financave Nina Angelovska.

Italia është vendi i parë që për shkak të situatës së koronavirusit çliron qytetarët nga pagesa e kostove të regjimit, taksat dhe këstet për kredi në gjashtë muajt e ardhshëm.

Gjithashtu edhe në Shqipëri personat juridikë dhe fizikë, nuk do të paguajnë këste për tre muajt e ardhshëm.