Disa qindra vetë janë arrestuar përsëri në Turqi nën akuzën se janë të lidhur me lëvizjen Gylen

Disa qindra vetë janë arrestuar përsëri në Turqi nën akuzën se janë të lidhur me lëvizjen Gylen dhe se janë përfshirë në grushtin e dështuar ushtarak në vitin 2016.

Policia turke ka nisur një operacion në shkallë të gjerë ndaj personave të dyshuar, se ishin përfshirë në përpjekjen për grusht shteti katër vjet më parë. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu njofton se dy ditët e fundit në 22 provincat turke janë arrestuar më shumë se 400 kundërshtarë të qeverisë. Bastisjet e policisë qenë përqëndruar në metropolet e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit dhe të provincës Qendrore të Anadollit, Konya.

Sipas njoftimeve të mediave ndër të arrestuarit bëjnë pjesë ushtarakë, mjekë dhe mësues. Përveç tyre janë arrestuar edhe pjesëtarë të Forcave Ajrore dhe të forcave të tjera të sigurisë.

Goditje ndaj opozitës